DETAJET/ U vra sot në atentat, në 2019 Aleksi plagosi vlonjatin me 3 goditje në gjoks

Kanë dalë të tjera detaje nga e shkuara e Aleksandër Sadikajt, i riu që mbeti viktimë e një atentati me tritol teksa ecte me makinë në zonën e Saukut.

I njohur ndryshe si ‘Aleksi i Memaliajt’, 27-vjeçari është person me precedent të theksuar kriminal, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve, por aktualisht nuk ishte në kërkim.

Por ngjarja për të cilën Sadikaj është akuzuar, ka ndodhur në Sarandë më 9 korrik 2019, kur ai në bashkëpunim me një person tjetër ka kryer një plagosje.

Plagosja ka ndodhur në një plazh ne zonën pranë Kanalit të Çukës në Sarandë, ku ai  qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe gjoks një 40-vjecar nga Vlora.

Ky i fundit gjatë transportimit për në spital u aksidentua edhe me makinë në vendin e quajtur “Kryqëzimi Mish-Peshkut”.

Ditën e ngjarjes Aleksandër Skënderaj u shpall në kërkim nga policia, ndërsa më 30 korrik mori edhe masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg” nga Gjykata e Sarandës, por ende është e paqartë se si Prokuroria e qytetit e ka mbyllur këtë dosje.