Në orët e vona të mëngjesit u krye një operacion në muskujt e shpinës për Pablo Mari, futbollistin spanjoll të Monza, i cili të enjten u godit me thikë bashkë me disa persona të tjerë brenda një supermarketi në Milano nga një person me probleme mendore.
Operacioni i tij ka përfunduar me sukses, ku do të qëndrojë në shtrat për monitorim rreth 2-3 ditë. Pablo Mari nuk do të jetë në fushën e blertë për të paktën 2 muaj./ h.ll/albeu.com