U rikthye me gol, Ansu Fati: Jemi Barcelona, duhet të luftojmë për gjithçka

Numri i ri “10” i Barcelonës ka bërë debutimin në këtë sezon të ri ku shënoi edhe gol pas një periudhe të gjatë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi.

Menjëherë pas fitores, Fati tha se Barcelona duhet të luftojë për çdo trofe këtë sezon.

“Jam i lumtur për familje time që kemi vuajtur gjithë këta muaj”.

“Do doja të falënderoja doktorët që ishin më mua gjatë procesit dhe gjithë tifozët, e vërteta është që është e pabesueshme”.

“Do provojë të shtojë sa më shumë që mundem. Jemi Barcelona dhe duhet të luftojmë për gjithçka”, deklaroi ai.

 


Shtuar 26.09.2021 19:03