Tuchel merr goditjen e rëndë para Juventusit, Kante pozitiv me Covid-19

Thomas Tuchel ka marrë një goditje të fortë ditën e sotme.

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Juventusin, një nga shtyllat e ekipit, N’Golo Kante ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe do të jetë mungesa e madhe për “Blutë”

Këtë e ka konfirmuar vetë tekniku gjerman në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes me “Zonjën e Vjetër”.

Frencezi përpos mungesës në Champions, mund të mos jetë i disponueshëm edhe për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Southampton. /albeu.com


Shtuar 28.09.2021 15:49