Trofeu gjigant i Real Madridit habit të gjithë: 40 kilogramë peshë dhe 1.2 metra lartësi

Real Madridi siguroi mbrëmjen e së mërkurës “Trofeun Teresa Herrera”, pasi mposhti Deportivo La Corunan me rezultatin minimal 1-0. Goli vendimtar u shënua nga Brahim Diaz, por pas përfundimit të ndeshjes vëmendjen kryesore e mori përmasa e pazakontë e trofeut.

Federico Valverde dhe Andrij Lunin e transportuan kupën drejt qendrës së fushës për të festuar suksesin, duke shkaktuar të qeshura mes shokëve të skuadrës.

Të lidhura

None found

Vinicius Jr e vështroi me habi momentin kur trofeu madhështor po sillej në fushë. Sulmuesi i Real Madridit nisi të qeshte sapo kuptoi se çfarë duhej të ngrinte. Ai dhe bashkëlojtarët e tij patën vështirësi ta mbanin, pasi nuk ishin përballur më parë me një trofe të tillë.

Ndryshe nga kupat tradicionale, çmimi i turneut është një skulpturë metalike e madhe dhe luksoze. Ajo paraqet Kullën e Herkulit, monumentin më të madh të qytetit, arrin lartësinë 1.2 metra dhe peshon deri në 40 kilogramë.

Këto përmasa e renditin atë mes trofeve më të mëdhenj dhe më të rëndë të futbollit, ndaj fituesve u nevojitet forcë e konsiderueshme vetëm për ta ngritur.

Turneu ikonik “Teresa Herrera” zhvillohet në A Coruna që prej vitit 1946 dhe konsiderohet një nga kompeticionet miqësore më të vjetra e më të njohura në botë. Organizimi bëhet nga skuadra vendase Deportivo La Coruna, ndërsa takimet luhen në stadiumin e saj, Riazor.

Emri i turneut nderon Teresa Herreran, gruan e njohur spanjolle të shekullit të 18-të, e cila ia kushtoi jetën ndihmës për njerëzit e varfër të atij qyteti.

Pamjet e trofeut kanë nisur gjithashtu të përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale, ku tifozët e futbollit kanë publikuar postime të shumta.


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomfavorislot girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş