Trazirat gjatë finales Itali – Angli, policia britanike arreston 49 tifozë

Policia britanike ka bërë me dije se 49 persona kanë përfunduar në burg për shkak të trazirave që shkaktuan para finales së Euro-2020, Angli-Itali, fituar nga “azzurrët” me penallti.

Para ndeshjes pati mjaft trazira në Londër dhe në “Wembley”, me tifozë të dehur që thyen kordonët e policisë.

Sipas policisë, arrestimet janë kryer për dhunë dhe fyerje ndaj forcave të rendit.

Mësohet se 19 policë kanë pësuar dëmtime të lehta gjatë përleshjeve me fansat britanikë.


Shtuar 12.07.2021 11:55