Nxehtësia ekstreme dobëson energjinë bërthamore/ Franca detyrohet të mbyllë reaktorin e “Golfech 2”

Anticikloni afrikan nuk po i jep asnjë moment qetësie Evropës me nxehtësinë e tejskajshme që vazhdon të mbërthejë të gjithë kontinentin nga veriu në jug. Një valë të papritur e intensive të të nxehtit, ka goditur dhe ka çuar në ndalimin e punës në centralin bërthamor “Golfech 2”.

Impianti u bllokua mbrëmjen e kaluar, pas pezullimit të njërit prej dy reaktorëve të tij 1.3 GW me ujë nën presion, reaktori tjetër ndodhet për mirëmbajtje. Reaktori furnizohet drejtpërdrejt nga lumi Garonë për të mbajtur sistemin e ftohjes, dhe vendimi erdhi pas parashikimeve për rritjen e temperaturës së ujit të lumit, i cili sot ka prekur gati 30 gradë Celsius.

Të lidhura

None found

Centrali, i vendosur midis Tuluzës dhe Azhenit, në departamentin e Tarn-et-Garonne, do të mbetet në gjendje “stand-by” për të paktën një javë, në pritje të konfirmimit se kur do të mund të rifillojë punën, duke shpresuar për një stabilizim të temperaturave të lumit.

“Golfech 2” është vetëm një nga 57 centralet që operojnë me të njëjtin sistem. Reaktorët e impianteve të ndryshme bërthamore duhet të ftohen vazhdimisht, arsye kjo pse ato ndërtohen pranë detit ose përgjatë lumenjve. Uji merret nga burimet natyrore për ftohje dhe më pas rihidhet në rrjedhat ujore.

Sipas mediave të huaja, EDF, operatori kryesor elektrik i vendit, e ka ndalur prodhimin e centralit jo për arsye sigurie të vetë impiantit, por për të shmangur një katastrofë ekologjike-mjedisore. Shkarkimet termike të centraleve do të rrezikonin të mbinxehnin edhe më shumë ujin, duke reduktuar nivelin e oksigjenit dhe duke vënë në rrezik florën dhe faunën e lumit.


Shtuar 23.06.2026 23:29

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerbetsmovemeritkinggrandpashabetbetsmovebetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomJojobetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş