Pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdojnë tensionet e brendshme, teksa disa degë të partisë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, ndërsa nga kryesia dhe figura të rëndësishme janë shfaqur qëndrime të ndryshme.
Kërkesat për përgjegjësi, mbështetja për udhëheqjen aktuale dhe thirrjet për reflektim në strukturat partiake e kanë thelluar edhe më tej debatin.
Të lidhura
None found
Dega e Pejës, ajo e Lipjanit dhe dega e II e Prishtinës kanë kërkuar publikisht largimin e Abdixhikut, ndërsa degë të tjera, si Ferizaj dhe Istogu, kanë mbajtur qëndrime të kundërta, duke e shndërruar këtë në një nga zhvillimet më të forta të brendshme në LDK pas zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, edhe vetë Lumir Abdixhiku ka reaguar për këto zhvillime. Duke iu referuar diskutimeve të zhvilluara më herët në Kuvendin e partisë, ai deklaroi se çështja e dorëheqjes së tij është trajtuar tashmë, ndërsa kërkoi dorëheqje morale nga drejtuesit e dy degëve, asaj të Pejës dhe Ferizajt.
