Detaji i veçantë në këpucët e Ronaldos që mori vëmendjen në Botëror

Cristiano Ronaldo ishte figura qendrore në fitoren bindëse 5-0 të Portugalisë ndaj Uzbekistanit, në ndeshjen e dytë të Grupit K të Kupës së Botës 2026. Sulmuesi portugez shënoi dy herë dhe njëkohësisht vendosi një rekord historik.

Falë këtyre dy golave, 41-vjeçari u bë lojtari i parë në histori që arrin të shënojë në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

Të lidhura

None found

Po ashtu, ai shkoi në kuotën e 10 golave në Botëror, duke lënë pas legjendën Eusébio dhe duke u ngjitur si golashënuesi më i mirë i Portugalisë në historinë e këtij turneu.

Për pjesëmarrjen e tij të gjashtë në kompeticionin më të madh të futbollit, Ronaldo po aktivizohet me një version të veçantë të këpucëve Nike Mercurial Superfly.

Ky model në ngjyrë ari është përgatitur enkas për yllin portugez dhe shërben si një vlerësim për rrugëtimin e tij të jashtëzakonshëm në skenën botërore.

Megjithatë, elementi që tërhoqi më shumë vëmendje ishte personalizimi i këtyre këpucëve. Mbi to, Ronaldo ka vendosur emrat e pesë fëmijëve të tij: Cristian Junior, Mateo, Eva Maria, Alana Martina dhe Bella.

Ky ishte një gjest simbolik nga kapiteni i Portugalisë, i cili edhe në kulmet më të mëdha të karrierës së tij vazhdon ta mbajë pranë familjen dhe njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerbetsmovemeritkinggrandpashabetbetsmovebetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetlunabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş