Trajneri i Dinamo Zagreb, Jakirovic: Edhe pse barazimi na dërgon tutje, luajmë për fitore ndaj Ballkanit

Dinamo Zagreb dhe Ballkani do të ndeshen të enjten nga ora 21:00 në Maksimir në ndeshjen vendimtare të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Kroatëve iu mjafton një pikë që të kalojë tutje, ndërsa Ballkanit i duhet fitorja dhe një barazim ose humbje e Atanas për të avancuar.

Trajneri i Dinamo Zagreb, Sergej Jakirovic, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes, duke thënë se nuk ka kalkulime në këtë ndeshje.

“Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, vendimtare për synimin e parë, që është dimërimi në Evropë. Pres që të prezantohemi sa më seriozisht, të jemi të disiplinuar taktikisht. E di që barazimi na shkon përshtat, por nuk mund të luash për barazim dhe ne shkojmë për fitore”.

“Ballkani? Ne shikuam disa sekuenca. Ata kanë luajtur në një trajektore në rritje gjatë gjithë sezonit dhe po luajnë mirë. Ata humbasin vetëm në Evropë, dhe hera e fundit që humbën ishte për shkak të shumë gabimeve në kalimin e topit për shkak të fushës së keqe. Kjo skuadër ka dy vite që luan së bashku, ka një automatizëm të qartë në lojë dhe sulmon mirë hapësirën”, deklaroi timonieri i Dinamos.

Ballkani para kësaj ndeshje është e fundit në grup me 4 pikë të mbledhura, dy më pak se Dinamo që renditet e dyta.

Katër pikë i ka edhe Astana që është e treta në tabelë për shkak të goldallimit më të mirë se Ballkani. Viktoria Plzeni ka pesë fitore në po aq ndeshje dhe ka siguruar vendin e parë. /Telegrafi/


Shtuar 14.12.2023 08:00