TOPI I ARTË/ Leo Messi konfirmohet më i miri i të gjitha kohërave, fiton të 7

Leo Messi ka fituar “Topin  e Artë” për herë të 7, duke u konfirmuar më i miri në historinë e futbollit.

Messi ebëri të tijin Topin e Artë fillimisht për 4 vite radhazi nga 2009 deri në 2012, më pas Ronaldo u rishfaq në skenë duke e bërë garën edhe më të ashpër.

Argjentinasi u rikthye ta kishte në duart e tij këtë trofe në vitin 2015 dhe 2019 duke koleksionuar plot 6, një më shumë se CR7, 5.

RENDITJA NE TOP 10- Gigi Donnarumma zë vendin e 10, pas tij vjen ylli francez i PSG, Kylian Mbappe. Renditja vazhdon me, Kevin De Bryune, Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo.  I 5 renditet mesfushori i Chelsea Kante, në vendin e 4, Karim Benzema dhe i treti, Jorginho. Lewandowski  dhe Messi ndan vendet e para me argjentinasin fitues.

20 TË FUNDIT NË RENDITJE – Në vendin e 29-të u renditen Azpilicueta dhe Luka Modric, ndërsa në vendin e 26-të Nicolo Barella, Ruben Dias dhe Gerard Moreno. Phil Foden u pozicionua në vendin e 25-të, pas talentit Pedri të Barcelonës. Harry Kane mori vendin e 23-të.

Vendin e 21-të e ndajnë Lautaro Martinez dhe Bruno Fernandes, të pozicionuar pas Riyad Mahrez. Listën e 20 më të mirëve e hapi Mason Mount i Chelsea, ndërsa në vendin e 18-të u pozicionua Simon Kjaer.

Renditja vijoi me një gjahtar golash, sulmuesin e Atletico Madrid, Luis Suarez. Braziliani Neymar u rendit vetëm në vendin e 16-të. Sterling i City i pozicionua i 15-ti. Renditja vijoi me Bonuçin e Chiellnin njëri pas tjetri, pas Lukakut që u rendit i 12-ti dhe Haaland të 11-it./albeu.com


Shtuar 29.11.2021 22:16