Elbasani mposhti Egnatian me rezultatin 2–1 në javën e 4-t të Abissnet Superiores, me Ardit Nikajn që shënoi të dy golat e verdhebluve. Sulmuesi u shpall “Lojtari i Ndeshjes” dhe pas përfundimit të takimit dha një prononcim për mediat.
Të lidhura
None found
“Dua t’u shpreh mirënjohjen të gjithë djemve për këtë fitore. Sot treguam fytyrën e vërtetë të Elbasanit. Si sulmues, e preferoj më shumë fazën ofensive. Synimi im personal është ta ndihmoj ekipin me sa më shumë gola dhe ta çojmë Elbasanin në vendin që i takon.
Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Elbasani është kandidat për titullin, njësoj si vitin e kaluar, kur e humbi atë vetëm për 1 pikë. Në fillim, kur mbërrita këtu në Superiore, gjithçka m’u duk më e lehtë, por dëshira ime është të jap maksimumin.
Roli im është të kontribuoj sa më shumë për ekipin përmes golave. Goli më i veçantë ishte i dyti, pasi ishte hera e parë që realizoja dy gola në një ndeshje të Superiores”.
