Tifozët e Milanit në protestë, bilatat për Champions dyfish më shtrenjtë se Inter

Tifozët e Milanit së fundmi janë në protestë pasi kanë mësuar se bilatat për ndeshjen në Champions janë dyfish më të shtrenjta se sa të Interit që do të luhen në të njëjtin stadium.

Dy gjigantët kanë të njëjtin stadium derisa Interi i referohet si Giuseppe Meazz kurse Milan San Siro dhe këtë sezon të dy klubet luajnë në Ligën e Kampionëve.

Kjo bën që tifozët të krahasojnë çmimin e biletave e që në kate rast ka ndryshim të mëdha.

Inter e fillon sezonin në Europë kundër Real Madridit më 1`5 shtator dhe biletat në sektorin Curva, me nivele të kaltra dhe gjelbra janë 48 euro.

Milan ndeshjen e parë e luan kundër Atletico Madridit më 28 shtator dhe biletat për tribunat e njëjta janë 119 euro.

Ky është çmim dyfish më i madh për të parë një ndeshje në të njëjtën garë, në të njëjtin stadium dhe në të njëjtën ulëse.

Të dy klubet janë duke kërkuar që të rindërtohet kjo zonë e stadiumit, pra duke u bërë një ndërtim tërësisht i ri, që i bie se do të rrëzohet pjesa historike e stadiumit Meazza.


Shtuar 4.09.2021 21:19