Edon Zhegrova u përball me një situatë të vështirë pas përfundimit të miqësores së Juventusit kundër ekipit U23.
Të lidhura
None found
Futbollisti i Kosovës luajti në fitoren 2-0 të “Bianconerëve” ndaj skuadrës së dytë, ndërsa pas vërshëllimës së fundit tifozët hynë në fushë.
Një video e publikuar në rrjetin social “Tiktok” tregon momentin kur lojtarët e Juventusit përpiqen të largohen me vrap drejt dhomave të zhveshjes, por disa tifozë arrijnë të kapin Zhegrovën.
Ata tentojnë t’ia marrin fanellën me çdo mënyrë, teksa në një moment në situatë përfshihet edhe sigurimi për ta nxjerrë lojtarin nga turma.
Shikoni më poshtë momentin.
