Thyhet rekordi i vezës në Instagram, fotoja e Messit me trofeun në duar merr “fronin”

Fotoja e  Leo Messit me trofeun e Kupës së Botës ka thyer rekordin e fotos më të pëlqyer në Instagram, duke thyer atë të vezës më të famshme në botë e cila kishte rreth 56 milionë pëlqime.

Fotoja e argjentinasit tashmë ka kapur rreth 57 milionë pëlqime, duke thyer kështu rekordin me 1 milion më shumë.

“Rekordi botëror i vezës”, siç është titulli i faqes që ka postuar këtë foto, siç shpjegojnë krijuesit e saj në postimin e tyre “është bërë për të thyer rekordin e më shumë pëlqimeve në Instagram që Kylie Jenner ka me 18 milionë”./albeu.com


Shtuar 20.12.2022 12:11