Thomas Muller tregon arsyen pse lojtarët gjerman nuk po e fitojnë Topin e Artë

Thomas Muller, i është përgjigjur shqetësimeve në lidhje me pamundësinë e lojtarëve gjermanë për të fituar Topin e Artë.

 

Nderimi i paraqitur nga revista France Football konsiderohet si çmimi individual më prestigjiozi në futboll.

Muller ka teorinë e tij se pse bashkatdhetarët e tij nuk kanë qenë në mesin e fituesve.

Lojtari i fundit i Die Mannschaft që fitoi Topin e Artë ishte Matthias Sammer në vitin 1996.

Që atëherë, Oliver Kahn ka përfunduar dy herë në podium në pozitën e tretë në 2001 dhe 2002 dhe Manuel Neuer që u ngjit në podium kohët e fundit në 2014, duke siguruar vendin e tretë.

Thomas Muller beson se meqënëse lojtarët gjermanë e kanë mësuar rëndësinë e të luajturit një lojë kolektive që nga fëmijëria, ata nuk e fitojnë shpesh Topin e Artë.

32-vjeçari tha përmes Afrique Sports:

“Në Gjermani ne nuk besojmë shumë te superyjet. Ne jemi mësuar që në moshë të re të luajmë si ekip, të mos shkëlqejmë vetëm.

Kjo është arsyeja pse nuk do të shihni shumë lojtarë gjermanë të fitojnë Topin e Artë.”

Vetëm portierët Kahn dhe Neuer kanë arritur të përfaqësojnë Gjermaninë në podium që nga viti 1996.

Shtuar 19.06.2022 20:41