Ten Hag konfirmon se Rashford mund të luaj ndaj Liverpoolit, por jo Maguire

Liverpool dhe Manchester United do të përballen sot në derbin e javës në Ligën Premier, me Djajtë e Kuq që kanë shumë mungesa.

Kur u pyet për një përditësim mbi dëmtimet e fundit përpara ndeshjes me Liverpool, Erik ten Hag foli për mungesat që ka.

“Po, kështu, Harry Maguire, ai është jashtë për duelin me Liverpoolin. Nuk mendoj për një kohë shumë të gjatë, mendoj se ai do të punojë shumë për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Dhe, Luke Shaw; ai u stërvit këtë mëngjes dhe kështu kam besim se do të jetë i disponueshëm për fundjavën”.

“Martial nuk është i disponueshëm për fundjavë, por Rashford, edhe ai është kthyer në stërvitje dhe mendoj se është gati për të luajtur”, tha Ten Hag.

United nuk ka bilanc të mirë sa i përket ndeshjeve të fundit me Liverpoolin pasi kanë pësuar vazhdimisht.

Udhëtimi i fundit në Anfield ishte katastrofal për Djajtë e Kuq pasi pësuan humbje 7-0. /Telegrafi/


Shtuar 17.12.2023 14:30