Tebas iu kërkua të zgjidhte mes Benzema dhe Lewandowskit, ai përsëri pranoi se ishte tifoz i Realit

Presidenti i La Ligas i është kërkuar të zgjedhë transferimin më të mirë të verës mes Aurelien Tchouameni dhe Robert Lewandowski.

“Tchuameni”, tha zyrtari spanjoll.

Më pas, Tebas duhej të zgjidhte mes Lewandowskit dhe Karim Benzemas.

“Për shkak se jam tifoz i Madridit, do të zgjedh Benzeman”.

Nuk është lajm që Tebas është tifoz i Real Madridit. Megjithatë, përgjigjet e tij nuk lidhen domosdoshmërisht me këtë fakt.

Tchuameni është një lojtar i së ardhmes që tashmë po dëshmon vlerën e tij, ndërsa Lewandowski ka gjasa të ketë një ose dy sezon të mirë.

Sa i përket Benzemës, ai ishte lojtari më i mirë i sezonit të kaluar dhe duhet të fitojë Topin e Artë. /albeu.com/