Te Juventusi priten ndryshime të bujshme, largohet Ronaldo dhe vjen ylli i Barcelonës

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann mund të përfundojë duke zëvendësuar Cristiano Ronaldon te Juventusi.

Sipas Sport, blaugranasit duan revolucion në skuadër gjatë verës dhe një ndër lojtarët që presidenti Joan Laporta, dëshiron ta shesë francezin.

Gazeta spanjolle zbulon se Juventus shihet si destinacioni i mundur, sidomos nëse Ronaldo largohet nga Torino.

Raportet e fundit kanë zbuluar se Ronaldo është duke planifikuar të largohet në vend, por një vend në Ligën e Kampionëve do jetë vendimtare për të ardhmen e portugezit dhe Griezmannit.

Griezmann ka kontratë deri në qershor të vitit 2024 dhe “Bianconerët” nuk do jenë të bëjnë transferime në verë.

Ndërkohë, “Zonja e Vjetër” synon ta huazojë duke i paguar pagën e plotë, në rast që fituesi i Kupës së Botës do jetë i lumtur me largimin nga “Camp Nou”.

Shtuar 20.05.2021 16:37