Tchouameni “tremb” Realin, investimi 85 mln eurosh është një dështim

Reali ka një problem të madh në mesfushë pasi në derbin me Atletiko Madrid një e dhënë në fund të ndeshjes tregon se investimi i bërë për Tchouameni nuk po jep frytet e pritura.

Tchouameni nisi ndeshjen si titullar përkrah Luka Modriç në zemër të mesfushës. Por në fund të takimit statistikat treguan se impaktin më të madh në atë repart e bëri 39-vjeçari.

Kroati, i cili është 15 vite më i madh se francezi, e përfundoi takimin 15 minuta përpara kohës së rregullt. Në fund Modriç kishte rikuperuar 4 topa ndërsa shoku i tij i repartit një më shumë.

Ajo çfarë ka shqetësuar edhe më shumë stafin e Realit është se më mirë se francezi ka bërë edhe Federiko Valverde. Mesfushori, i cili ka më shumë liri veprimi, edhe pse nisi ndeshjen si mesfushorë krahu përfundoi duelin me 9 topa të rikuperuar. Valverde është parë në atë takim disa herë teksa mbulonte zonat e Tchouameni.


Shtuar 2.10.2024 13:10