67-vjeçari u fiksua me shirit në sedilje gjatë fluturimit: Në gjykatë thotë se nuk kujton asgjë

Një pasagjer 67-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara deklaroi para gjykatës se nuk mban mend incidentin gjatë të cilit u lidh me shirit ngjitës në sediljen e tij në një fluturim të American Airlines, ngjarje që solli edhe devijimin e avionit.

Të lidhura

None found

Fluturimi u nis më 3 shtator nga Dallas, Teksas, me destinacion Newark, Nju Xhersi. Për shkak të situatës në bord, avioni u devijua dhe kreu një ulje emergjente në aeroportin Thurgood Marshall të Baltimore/Washington.

Pas zbritjes së avionit, autoritetet arrestuan Layne Lundeen. Sipas raportimeve, ndaj tij janë ngritur akuza për sjellje të çrregullt dhe sulm të shkallës së dytë.

Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur të nesërmen, Lundeen tha se nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur.

Kur iu lexuan akuzat, ai reagoi i befasuar: “Kam sulmuar një oficer policie? Kështu thotë këtu? Nuk i kam syzet. O Zot, çfarë rrëmuje… Nuk mbaj mend asgjë”.

Sipas dëshmive të disa udhëtarëve, gjatë fluturimit 67-vjeçari kishte përdorur gjuhë vulgare dhe kishte bërë komente fyese.

Juan Mejia, ish-punonjës i forcave të rendit dhe një prej pasagjerëve që ndihmuan në neutralizimin e Lundeen, tha për ABC se amerikani dyshohet se u kishte drejtuar stafit dhe pasagjerëve të tjerë “komente denigruese”, mes tyre edhe ofendime raciste dhe homofobike.

Richard Olenick deklaroi për CNN se Lundeen dyshohet se u përpoq të godiste pasagjerin që kishte pranë, si edhe një grua që ndërhyri.

Olenick, i cili mori pjesë edhe në kufizimin e lëvizjeve të tij, shpjegoi se shiriti ngjitës ia reduktoi ndjeshëm lëvizjet Lundeenit, por nuk e pengoi plotësisht të rezistonte.

Kompania ajrore reagoi duke theksuar se mbrojtja e pasagjerëve dhe e stafit mbetet përparësia e saj kryesore dhe se dhuna nuk tolerohet.

“Siguria dhe mbrojtja e klientëve dhe anëtarëve të ekipit tonë janë prioriteti ynë kryesor dhe ne nuk tolerojmë dhunën”, deklaroi kompania, e cila falënderoi stafin për profesionalizmin dhe pasagjerët për mirëkuptimin.

Hetimet dhe procedurat gjyqësore ndaj Layne Lundeen janë ende në vijim.


Shtuar 22.09.2026 11:49

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisinterbahisjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetzbahisholiganbet