Tare nis misionin për transferimin e Shaqirit te Lazio, zbulohet oferta e parë

Garës për transferimin e Xherdan Shaqirit i është bashkuar edhe Lazios.

Madje, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, thuhet se ka nisur kontaktet me Liverpoolin.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve, lacialët janë të gatshëm të paguajnë 12 milionë euro për futbollistin nga Zhegra. 10 milionë para të gatshme, kurse 2 milionë tjera në formë të bonuseve.

Mbetet të shihet nëse 29-vjeçari do të jetë shqiptari i radhës të cilin Tare do e transferoj te Lazio.

Xherdan Shaqiri ka kontratë të vlefshme Liverpoolin deri më 30 qershor 2023.


Shtuar 17.07.2021 18:45