Manchester United e ka nisur me sukses fushatën në Ligën e Kampionëve, pasi mposhti 4-0 Sabah Bakun në “Old Trafford”.
Vendasit morën kontrollin e lojës që në minutat e para dhe kaluan në avantazh në minutën e 27-të. Patrick Dorgu shërbeu një top në zonë, ku Matheus Cunha u tregua i saktë për ta dërguar atë në rrjetë dhe për ta çuar rezultatin në 1-0.
Të lidhura
None found
Epërsia e “Djajve të Kuq” u dyfishua në minutën e 42-të. Youri Tielemans asistoi për Bruno Fernandesin, i cili, i lirë brenda zonës, goditi menjëherë dhe shënoi për 2-0.
Manchester United nuk u ndal me kaq dhe në fundin e pjesës së parë realizoi edhe golin e tretë. Bryan Mbeumo i dha topin Benjamin Seskos, ndërsa ky i fundit hyri në zonë dhe fitoi duelin kokë më kokë me portierin Stas Pokatilov.
Edhe pas pushimit, skuadra angleze vijoi të kishte epërsinë në fushë. Në minutën e 68-të, Lisandro Martinez përfitoi nga një top i rikthyer në zonë dhe me qetësi e dërgoi në portë, duke vendosur shifrat 4-0.
Me këtë rezultat, Manchester United e nis aventurën e re në Ligën e Kampionëve me një fitore bindëse dhe jep një sinjal të fortë që në takimin e parë.
