Bayern Munich shpërthen në pjesën e dytë, pesë gola dhe spektakël ndaj Bodo/Glimt

Bayern Munich ka regjistruar një fitore spektakolare në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Bodo/Glimt me rezultat të thellë 5-0, në një ndeshje ku bavarezët shpërthyen në pjesën e dytë.

Të lidhura

None found

Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse Bayern Munich krijoi disa mundësi të mira. Joshua Kimmich goditi shtyllën në minutën e 35-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë Jamal Musiala pati një rast të artë, por portieri Julian Lund reagoi shkëlqyeshëm.

Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Në minutën e 47-të, Musiala përfitoi nga një top i kthyer jashtë zonës dhe me një goditje fantastike e dërgoi topin në këndin e majtë për 1-0.

Bayern vazhdoi presionin dhe në minutën e 61-të e dyfishoi epërsinë. Michael Olise ekzekutoi një goditje të lirë, ndërsa Harry Kane u shkëput në zonë dhe me kokë shënoi për 2-0.

Në minutën e 77-të erdhi edhe goli i tretë, dhe ishte një supergol i Alphonso Davies. Kanadezi përfitoi nga një top i kthyer dhe, nga distanca, lëshoi një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetë.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Michael Olise shënoi për 4-0. Francezi kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer një pasim në hyrje të zonës dhe me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në këndin e sipërm.

Situata u vështirësua edhe më shumë për Bodo/Glimt në minutën e 88-të, kur Odin Luras Bjortuft u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje që gjyqtari e konsideroi për përjashtim.

Olise nuk u ndal me kaq. Në minutën e 90+2-të, ai realizoi edhe golin e dytë personal, duke bërë një tjetër goditje të bukur me hark drejt këndit të sipërm për rezultatin përfundimtar 5-0.

Kështu, Bayern Munich e mbylli ndeshjen me një fitore të madhe 5-0, duke realizuar të pesë golat pas pushimit dhe duke treguar forcën e tij në pjesën e dytë.


Shtuar 10.09.2026 23:02

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisjojobet