Jamal Musiala, pas dy kolapseve që pësoi gjatë verës në ndeshje miqësore, u rishfaq si titullar i Bayern Munichut dhe e festoi me një gol ndaj Bodo/Glimt.
Ylli gjerman gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 47-të, menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë. Pasi topi e gjeti atë jashtë zonës, ai reagoi pa hezitim me një goditje të mrekullueshme.
Të lidhura
None found
Topi u ul në trekëndëshin e majtë të portës, duke mos i lënë shans portierit Julian Lund për të ndërhyrë dhe duke i siguruar bavarezëve avantazhin 1-0.
Ky gol ka një domethënie të veçantë për lojtarin, sepse shënoi rikthimin e tij në formacionin bazë pas një periudhe shqetësimesh shëndetësore, dhe tregoi se Musiala vijon të jetë një nga elementët më të çmuar të ekipit.
