Synojmë grupet e Europa League”, presidenti i Egnatias rrit objektivat: Çelësi është puna, jo fjalët

Agim Demrozi, presidenti i Egnatias, ka shprehur besim të madh te ambicia e skuadrës së tij. Objektivi i klubit nuk kufizohet vetëm te pjesëmarrja në grupet e Conference League, pasi rrogozhinasit synojnë të provojnë shanset edhe për Europa League. Në fazën Play-Off, Egnatia do të përballet me norvegjezët e Lillestrom.

Të lidhura

None found

“Premtimet e mia i kam përmbushur gjithmonë. Kur mora drejtimin e Egnatias, deklarova se brenda tre vjetësh do ta çoja skuadrën në Europë dhe këtë e realizova. Tashmë presim Champions-in dhe unë e mbaj fjalën.

Emocionet nuk mund të parashikohen, por dua t’i falënderoj çunat. Kartoni i kuq në pjesën e dytë na vuri disi në vështirësi, megjithatë e merituam.

Egnatia është ndërtuar si një skuadër e fortë dhe fituese. Edhe kur ndryshojnë trajnerët apo pjesëtarët e stafit dhe largohen lojtarë, ne afrojmë më të mirët. Kjo situatë nuk na dëmton.

Formula jonë është fare e thjeshtë: punë dhe jo fjalë. Te Egnatia punohet, nuk flitet. Sa u përket grupeve, do të luftojmë deri në fund. Kam besim se këtë vit çunat do të na dërgojnë në Europa League dhe jo në Conference League”, u shpreh Demrozi.


Shtuar 14.08.2026 00:11

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomcasinofast girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetCasibom Girişholiganbet