Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot, të premten, me nisjen e edicionit të ri 2026/26, ndërsa takimi hapës do të zhvillohet në Drenas.
Të lidhura
None found
Sezoni 2026/27 ngre zyrtarisht siparin me përballjen ndërmjet Feronikelit ’74 dhe Gjilanit.
Drenicasit do t’i presin gjilanasit në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në një ndeshje që fillon në orën 16:30.
Kjo është sfida e vetme e elitës së futbollit kosovar e parashikuar për sot dhe shënon fillimin e edicionit të ri.
Feronikeli ’74 dhe Gjilani kërkojnë një nisje pozitive, pasi sigurimi i tri pikëve në javën hapëse mund të ketë peshë të konsiderueshme në vazhdimësinë e sezonit.
Programi i javës së parë do të vijojë të shtunën dhe të dielën. Vëmendja kryesore do të përqendrohet te derbi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, i cili luhet të dielën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri”.
