Sulmuesi i njohur rrezikon pesë vite burg, akuzohet për dhunë ndaj gruas

Deri para pak kohësh, futbollisti slloven, Tim Matavz, i cili që nga viti i kaluar luan për klubin e ligës së parë kroate, Gorica, është gjendur nën akuza të rënda, shkruan Slovenske Novice.

Përkatësisht, gruaja e tij, Polona Faganel e ka akuzuar atë se më 9 prill e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre në Slloveni, duke e kërcënuar dhe keqtrajtuar.

Policia sllovene, siç shkruan portali i njohur, i ka vendosur ndalim një personi që t’i afrohet një personi tjetër, vendit apo zonës së caktuar.

Edhe pse nuk specifikuan identitetin e personave për shkak të pajtueshmërisë me GDPR, policia i referohet Matavzit dhe gruas së tij.

Ndryshe, rasti është raportuar te gjykatësi hetues, në Prokurorinë e Shtetit dhe në Qendrën për Punë Sociale, ndërsa sulmuesi është akuzuar për veprën e dhunës në familje.

Duke pasur parasysh se ai akuzohet për dhunë në familje, ai përballet, sipas ligjit slloven, me një dënim deri në pesë vjet burg.

Avokati i Matavzit, Jernej Velikonja, nuk ka dashur të komentojë rastin, por ka deklaruar se ka një çështje divorci në vazhdim mes lojtarit të Goricas dhe bashkëshortes së tij Polona. /Telegrafi/


Shtuar 25.04.2024 14:50