Ndeshja mes Wacker Innsbruck dhe Klagenfurt, në ligën e dytë austriake ka tërhequr vëmendjen të gjithëve.
Tifozët vendas, për shkak se ndeshja luhej me dyer të mbyllura, vendosën, t’i japin zemër skuadrës së tyre, me anë të fishekzjarrëve. Ata hodhën fishekzjarrë të shumta mbi stadium, në mënyrë që të motivonin lojtarët. Megjithatë jo gjithçka shkoi sipas planit.
Nga fishekzjarrët, në një pjesë të stadiumit u shfaq flaka, ku u pa se diçka po digjej. Në këtë situatë, ndeshje u ndërpre menjëherë, teksa zjarrfikësit nisën menjëherë nga puna, për të shuar zjarrin. Ajo që po digjej ishte një fole zogjsh, e bërë në stadium. Sapo zjarri u fik, ndeshja nisi, me 20 minuta vonesë, e cila u mbyll me fitoren e vendasve 2-0.