Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen Barriera di Milano të Torinos, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka sulmuar me qëllim vrasjeje partneren e tij 31-vjeçare.
Të lidhura
None found
Gjatë konfliktit, burri dyshohet se e ka çuar gruan në ballkonin e apartamentit dhe i ka vendosur duart në qafë, në përpjekje për ta mbytur.
31-vjeçarja arriti të çlirohej dhe të largohej nga banesa së bashku me vajzën e tyre njëvjeçare. Të dyja u strehuan te fqinjët, ndërsa pak më vonë 37-vjeçari u hodh nga ballkoni i katit të 10-të dhe humbi jetën.
Gruaja dhe vajza e saj ndodhen jashtë rrezikut. Karabinierët kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
