45 minutat e para të përballjes mes Kosovës dhe Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri” janë mbyllur pa gola.
Të lidhura
None found
Të dyja skuadrat patën mundësi shënimi, por asnjëra nuk arriti t’i shfrytëzonte rastet e krijuara.
Kosova e nisi takimin më kërkuese dhe rastin e parë e pati përmes Veldin Hoxhës. Megjithatë, goditja e mesfushorit përfundoi jashtë kuadratit.
Më pas, Austria mori kontrollin e posedimit dhe ndërtoi disa aksione, ndërsa provoi edhe me gjuajtje nga distanca. Amir Shaipi u përgjigj me pritje të sigurta dhe nuk lejoi që mysafirët të rrezikonin portën.
Një mundësi të mirë e pati edhe Vedat Muriqi, pas një gabimi në mbrojtjen e Austrisë, por portieri reagoi shpejt dhe e pengoi sulmuesin kosovar të godiste.
Në pjesën e dytë mbetet për t’u parë nëse Kosova do të arrijë të gjejë rrugën drejt golit dhe ta mposhtë Austrinë.
