Rajmonda Tullumani rrëfen performancën në Vatikan: Zgjodha një jare shkodrane për të sjellë një pjesë të Shqipërisë

Sopranoja Rajmonda Tullumani ishte e ftuar në emisionin “E Diell”, transmetuar drejtpërdrejt në Top Chanel, ku foli për rrugëtimin e saj artistik dhe për disa nga ngjarjet më të veçanta të karrierës. Mes tyre, ajo veçoi një performancë në Vatikan, ku muzika shqiptare u bë pjesë e një ceremonie të rëndësishme.

Tullumani tregoi se në vitin 2014 ishte ftuar të këndonte “Ave Maria” të Verdit, nga opera “Otello”, me rastin e ditëlindjes së Papës. Për këtë dalje në skenë, ajo kërkoi të përfshinte edhe një jare shkodrane, ndërsa u shfaq e veshur me xhubletë.

Të lidhura

None found

“Dy nga momentet më të rëndësishme kanë qenë Carnegie Hall dhe ditëlindja e Papës në Vatikan, në vitin 2014. Më kërkuan të këndoja ‘Ave Maria’ të Verdit, nga opera ‘Otello’. Pranova dhe mendova: ‘Çfarë mund të sillja nga Shqipëria?’ Kështu, u kërkova me shumë kujdes që të këndoja një jare shkodrane në Vatikan.

Kërkova një xhubletë që ta vishja dhe të këndoja ‘Otellon’ dhe më pas jaret shkodrane. Isha shumë e emocionuar dhe të gjithë shqiptarët e pranishëm u ndjenë po aq të emocionuar”, rrëfeu sopranoja.

Ajo foli gjithashtu për shfaqjen “Suor Angelica”, të vënë në skenë në Tiranë, duke e cilësuar atë si një premierë që kërkoi përgatitje të jashtëzakonshme. Në atë periudhë, Tullumani kishte një vajzë vetëm 8-9 muajshe, ndërsa në opera personazhi përballet me vdekjen e djalit të saj.

“Për mua ishte premierë dhe më është dashur një punë e jashtëzakonshme për ta realizuar këtë rol. Unë kisha vajzën shumë të vogël, vetëm 8-9 muajshe, dhe historia tregon se personazhit i vdes djali i vogël. Ia marrin dhe ajo merr vesh më vonë se ai ka ndërruar jetë. Ta realizoja këtë rol si nënë ishte shumë e vështirë, por gjithë ai emocion u shpalos te publiku dhe për këtë jam shumë e lumtur”, tha ajo.

Sopranoja tregoi se është nënë e dy fëmijëve: djalit Boris, 13 vjeç, dhe vajzës Nikol, 5 vjeçe. Sipas saj, djali e shoqëron në shfaqje dhe e ndihmon në çdo gjë, duke habitur edhe pjesëtarët e teatrit me interesin e tij për muzikën klasike.

“Kam një djalë, Boris, 13 vjeç, dhe një vajzë, Nikol, 5 vjeçe. Djali më ndjek në shfaqje dhe më ndihmon me gjithçka. Çudit gjithë teatrin, sepse thonë: ‘Si ka mundësi që një adoleshent të ketë këtë lloj qasjeje ndaj muzikës klasike dhe të rrijë me orë të tëra në opera?’

Atij nuk i pëlqen ta realizojë vetë, por i pëlqen shumë fakti që mami i tij është kaq e rëndësishme dhe qëndron shumë i emocionuar deri në fund të shfaqjes”, u shpreh Tullumani.

Më tej, ajo solli edhe një episod nga opera “Fundi i Golemëve”, ku regjisori i kishte propozuar të dilte në skenë bashkë me një fëmijë. Edhe pse fillimisht pranoi, më pas sopranoja u shqetësua nëse vajza e saj do të ishte dakord, por ajo e pranoi rolin.

“Në operën ‘Fundi i Golemëve’, regjisori më tha: ‘Ramona, ti ke rolin e një nëne, e cila duhet të dalë në skenë me fëmijën e saj, një djalë. Ti ke një vajzë, po sikur ta bëjmë çun?’ I thashë ‘po’ në momentin e parë, pastaj mendova: ‘Prit pak, se ajo është e rritur dhe mund të mos pranojë.’ Por ajo pranoi dhe qëndroi 20 minuta pa lëvizur”, theksoi sopranoja Tullumani.


Shtuar më 4.10.2026 18:45

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişholiganbetsekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegelmarsbahismarsbahis girişmarsbahis