Spektakël në Europë, Gjermania i ngrin buzëqeshjen Italisë, Kroacia gjunjëzon Francën!

Mbyllen ndeshjet e para në fazës çerekfinale të Nations League. Italia nuk arrin të thyejë mallimin ‘Gjermani’ të dekadës së fundit. Të kaltrit u mposhtën 1-2 me përmbysje në ‘San Siro” dhe tani udhëtojnë drejt Gjermanisë për një mision thuajse të pamundur në ndeshjen e kthimit.

Holanda nuk ia del të marrë fitoren përballë Spanjës në ‘De Kuip’, ku golin e barazimit Spanja e realizoi në minutën e tretë shtesë me Merinon. Ndeshja u mbyll në 2-2, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Befasia e madhe e mbrëmjes është fitorja 2-0 e Kroacisë përballë Francës, ndërsa Danimarka fitoi minimalisht përballë Portugalisë.

Nisje perfekte e ndeshjen nga të kaltrit: Barella jep një pasim të saktë për Politanon, që brenda zonës kthen topin drejt qendrës për Tonalin, i cili godet saktë duke mposhtur Baumann, 1-0. E nis mirë Gjermania pjesën e dytë, shënon Kleindienst.

Përmbyset rezultati në ‘San Siro’: pas shumë përpjekjesh, Goretzka mposht Donnarumma-n, 1-2.

Ndeshja Holandë – Spanjë: shënon Nico Williams, i asistuar nga Pedri. Holandezër barazojnë rezultatin me Gakpo dhe sapo nis pjesa e dytë përmbys në 2-1 shifrat Reijnders. Ndërkohë në kohën shtesë është Merino që rikthenbarazpeshën 2-2, shifra me të cilat u mbyll i gjithë takimi.

Takimi Kroaci – Francë: Budimir kalon vendësit në epërsi, teksa më herët Kramaric kishte humbur një 11-metërsh. Perisic thellon diferncën në 2-0 në fund të pjesës së parë. Ndërkohë pjesa e dytë edhe pse prodhoi shumë raste shifrar e ndeshjes nuk ndryshuan me këtë surprise të Kroacisë përballë gjelave.

Danimarka merr epërsinë ndaj Portugalisë, shënon në të 79-tën Hojlund, 1-0 dhe deri në fund pavarësisht përpjekjeve ndeshja mbeti me këto shifra duke I dhënë këtë fitore të rëndësishme Danimarkës.


Shtuar 20.03.2025 23:17