Pas sigurimit të ngjitjes në Kategorinë e Parë, Sopoti po vijon lëvizjet në merkaton verore. Klubi nga Librazhdi tregoi synimet e tij fillimisht me transferimin e mesfushorit Griseld Lika, i cili u prezantua pak ditë më parë.
Të lidhura
None found
Sipas burimeve të “Newsport.al”, skuadra ka arritur marrëveshje edhe me dy lojtarë të tjerë. Njëri prej tyre është Driza Bamba, portier i Kombëtares së Bregut të Fildishtë.
Një tjetër përforcim për ekipin nga Librazhi në sezonin e ardhshëm do të jetë Alex Izuna. Ai aktivizohet në krahun e djathtë të repartit ofensiv dhe së fundmi ka luajtur me ekipin B të Vllaznisë, ndërsa është grumbulluar edhe me skuadrën e parë.
Zyrtarizimi i dy afrimeve pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme. Me këto transferime, Sopoti siguron dy përforcime mjaft të rëndësishme për sezonin e ri në Kategorinë e Parë.
Ermal SPAHIU
