Skuadra angleze nuk heq dorë nga sulmuesi shqiptar

Ernest Muçi po bën paraqitje të mira me fanellën e skuadrës së Besiktasit në kampionatin turk.

Paraqitja e tij nuk ka shkuar pa u vërejtur nga klubet evropiane.

Ndër to është Aston Villa, të cilin vijojnë ta ndjekin dhe nuk e kanë ndërmend të dorëzohen, pasi në fund të këtij sezoni pritet të nisin një tjetër ofensivë për të siguruar shërbimet e tij.

Villa shfaqi interes për Muçin edhe gjatë merkatos së janarit, por në fund diferencën e bënë milionat e turqve që paguan 10 milionë euro për të siguruar kartonin e tij nga Legia e Varshavës.

Sipas mediave turke, Aston Vila do tentoj edhe një herë në përfundim të këtij sezoni për të siguruar shërbimet e Muçit.

Sigurisht nuk është e lehtë që Aston Vila t’i rrëmbejë sulmuesin ekipit turk, pasi Muçi është kthyer menjëherë në një titullar fiks dhe idhull i tifozerisë.

Në gjashtë ndeshje me fanellën e Besiktas, Muçi ka realizuar dy gola.


Shtuar 3.04.2024 16:32