Skena më emocionuese nga gjysmëfinalja mes Mbappe dhe Hakimit

Përralla e Marokut përfundoi mbrëmjen e kaluar në Katar.

Franca dërrmoi ëndrrat e kombëtares afrikane dhe u kualifikua në finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës.

Fundi i ndeshjes u shënua nga një skenë emocionuese dhe takimi i dy miqve nga Paris Saint-Germain.

Ashraf Hakimi dhe Kylian Mbappe janë miq të shkëlqyer, ndaj pas ndeshjes ata u përqafuan dhe biseduan gjatë.

Para ndeshjes u përfol shumë për marrëdhënien e tyre, e cila është vërtet e veçantë, gjë që u pa edhe pas ndeshjes. /G.D albeu.com/

Kylian Mbappe shares moment with Achraf Hakimi after France win

Watch | Kylian Mbappe Consoles Achraf Hakimi after France Thrash Morocco's  World Cup Dreams


Shtuar 15.12.2022 12:05