Silvinjo: Për ne çdo ndeshje do të jetë finale! Serbia? Mendojmë vetëm për futbollin

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo ka komentuar grupin e Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

“E dinim që do të ishte e vështirë. Për ne çdo ndeshje do të jetë një finale. Kemi një ëndërr, duam që të shkojmë përpara.

Të lidhura

None found

Përballja me Serbinë? Do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat. E dimë historinë, por ne jemi profesionistë dhe mendojmë vetëm për futbollin. Ne jemi për të luajtur futboll dhe mendojmë vetëm për futbollin.

Nuk është e lehtë që të bësh llogari. Ne duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë që të jetë e mundur, më shumë se kundërshtarët, që të mund të kualifikohemi”, ka thënë mes të tjerash Silvinjo.


Shtuar 13.12.2024 17:11

Tags: