Vlora mori një lajm të dhimbshëm mbrëmjen e së mërkurës, pasi Agim Bubeqi, një nga figurat kryesore të Flamurtarit gjatë periudhës 1985-1990, u gjet pa jetë në banesën e tij.
Të lidhura
None found
Dyshohet se ish-futbollisti i njohur kishte ndërruar jetë prej disa ditësh, por trupi i tij u zbulua vetëm këtë të mërkurë. Fqinjët, pasi vunë re se ai mungonte, e gjetën të pajetë brenda apartamentit.
Bubeqi spikati në një nga epokat më të lavdishme të klubit vlonjat. Ai ishte pjesëtar i skuadrës që la gjurmë të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar dhe e bëri qytetin e Vlorës krenar për ekipin e tij.
Legjenda e futbollit vlonjat kishte zgjedhur gjatë viteve të fundit të qëndronte larg jetës publike dhe vëmendjes. Mësohet se përballej me probleme shëndetësore dhe ishte tërhequr plotësisht nga veprimtaria e përditshme.
