Shtypi anglez zbulon për herë të parë foton e të dashurës studente të Pique (FOTO LAJM)

Ishte fotoja më e kërkuar dhe e ka arritur shtypi anglez . Sipas “The Sun”, e dashura e Pique është Clara, një studente e re nga Barcelona, ​​e cila gjithashtu punon në Kosmos, kompania e lojtarit të Barçës.

Gjithmonë sipas The Sun: “Gerard dhe Clara janë takuar prej muajsh. Ajo është një studente që gjithashtu punon për të në zyrën e Pique, duke organizuar evente.

Ata e kanë mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre, por të gjithë rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh.

Gazeta angleze thekson se “njerëzit e kanë ndihmuar të mbajë të fshehtë romancën dhe kanë fshirë llogaritë e Klarës në rrjetet sociale që të mos gjejnë foto të saj.

Shtypi britanik ka shpërndarë në rrjetet sociale një imazh të të resë, e cila ishte shkaku kryesor i ndarjes mes Pique dhe Shakirës. /albeu.com/


Shtuar 11.08.2022 20:58