Shqiptarët “pushtojnë” Turqinë, Arbnor Muja i bashkohet Samsunsporit

Pas Serie A, Turqia po kthehet në oazin e preferuar për futbollistët kuqezi, me këta të fundit që po krijojnë një koloni të vërtetë. Pas Cikaleshit, Rey Manaj, Roshi, Dejvi Bregut, Muçit e shumë të tjerë, në Turqi, në orët e fundit të merkatos zbarkoi edhe Arbnor Muja.

Në mënyrë surprizë sulmuesi shqiptar u largua nga Belgjika, nga Royal Antwrp për t’u transferuar te Samsunspor. Klubi turk me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi transferimin e Mujas:

“Mirësevjen Arbnor Muja! Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili së fundmi ishte pjesë e Royal Antwerp FC, Arbnor Muja ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Samsunspor” – bëri me dije klubi turk. Kjo lëvizje vjen pas një periudhë jo shumë pozitive të Mujas në Belgjikë ku humbi jo pak nga statusi i tij titullar.

Muja shpreson që me këtë transferim në Turqi të këtë më shumë minuta për të qenë në kushte perfekte për “Euro 2024”.


Shtuar 10.02.2024 11:33