Kastrioti i shkaktoi humbjen e 4-të rresht Dinamos në kampionat, humbje këto që tashmë shikojnë blutë drejt Kategorisë së Parë.
Siç duket eksperienca në superligë për dinamovitët ishte e shkurtër, pasi në vendin e 9-të me vetëm 23 pikë në 28 ndeshje të zhvilluara, tashmë misioni mbijetesë është vështirësuar, paçka se matematika akoma se ka dhënë fjalën e saj të fundit.
Humbja në “Elbasan Arena” me shifrat 1-0 ndaj krutanëve në një duel direkt, ka shkaktuar shumë trazira tek blutë.