Shikoni momentin kur lojtari i Kilit turpëron Messin (VIDEO)

Lionel Messi filloi me gol në Kupën e Amerikës, por ai mbeti i shtangur nga një lëvizje e  Guillermo Maripan kur ishin përballë njëri-tjetrit.

Argjentinasi nuk ka fituar deri më tani një trofe me Argjentinën – përveç medaljes së artë olimpike në vitin 2008.

Të hënën në mbrëmje, Argjentina nisi përpjekjen e tyre të fundit për të fituar Kupën e Amerikës, me një përballje kundër Kilit.

Messi shënoi në pjesën e parë, nga një goditje e lirë, por në pjesën e dytë gjërat nuk shkuan sipas planit për të, ose ekipin.

Maripan bllokoi përpjekjen e yllit të Barcelonës për t’u futur në zonë, për ta kaluar më pas 33-vjeçarin nga krahu i majtë.


Shtuar 15.06.2021 13:55