Shakira publikon foton dhe “provokon” fansat e Real Madrid (FOTO LAJM)

Partnerja e Gerard Pique, Shakira, thotë se mbrojtësi katalanas është qendërmbrojtësi më i mirë në botë, pas fitores 4-0 të Barcelonës në El Clasico të dielën.

Pique ka luftuar me formën e tij këtë sezon, por ka luajtur një rol kyç për të mbajtur portën e pastër për Barcelonën kundër Real Madridit në një natë speciale në Estadio Santiago Bernabeu.

“Gerard nuk më lë t’i them publikisht këto gjëra”, ka thënë Shakira në një postim në Instagram.

“Por, vetëm ai me heroizmin e tij mund të luajë kështu, duke kapërcyer çdo dëmtim apo dhimbje dhe duke dhënë gjithmonë maksimumin.

“Nuk është për shkak se ai është burri im, por ai është qendërmbrojtësi më i mirë në botë”.

 

Shakira ngriti katër gishtat në postimin e saj në Instagram, duke iu referuar dopietës të Pierre-Emerick Aubameyang dhe golave të Ronald Araujo dhe Ferran Torres./ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shakira (@shakira)


Shtuar 21.03.2022 16:20