Serena Williams tërhiqet nga tenisi në moshën 40-vjeçare

Në moshën 40-vjeçare tërhiqet përgjithmonë nga tenisi i luajtur raketa më e suksesshme e historisë së këtij sporti, Serena Williams.

Amerikania që shpreson ende të luajë grand slamin e fundit të karrierës pas pak ditësh në US Open ka bërë me dije se dëshiron të kalojë më shumë kohë me vajzën 5-vjeçare dhe bashkëshortin dhe të tentojë gjithashtu të bëhet mama për herë të dytë.

E PAPRITUR/ Serena Williams tërhiqet nga tenisi në moshën

E PAPRITUR/ Serena Williams tërhiqet nga tenisi në moshën

“Do të largohem nga tenisi për t’iu përkushtuar gjërave më të rëndësishme në jetë. Është gjëja më e vështirë për mua në këto momente sepse nuk dua që të mbarojë por në të njëjtën kohë, jam gati për atë që më pret më vonë”, thekson Serena.

E PAPRITUR/ Serena Williams tërhiqet nga tenisi në moshën

Williams nuk do të largohet menjëherë. Pak ditë pas fitores së parë sezonale, ajo do të marrë pjesë në Toronto, ndërsa ka bërë me dije se nuk e di nëse do të jetë gati për turneun e US Open.

E PAPRITUR/ Serena Williams tërhiqet nga tenisi në moshën

“Nuk dëshiroj asnjë ceremoni sepse jam e tmerrshme në momentet kur duhet të jap lamtumira. Dua të dini që të gjithë që ju jam shumë mirënjohëse dhe këtë nuk mund ta shpreh me fjalë. Do më mungojë vajza që luante tenis, ju dhe gjithçka tjetër që ka lidhje me këtë sport”.

E PAPRITUR/ Serena Williams tërhiqet nga tenisi në moshën

Në karrierën e saj ajo ka fituar 7 Wimbledon, 7 Australian Open, 6 US Open dhe 3 Roland Garros. Serena e ka mbajtur për plot 319 javë vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm WTA.

 

E PAPRITUR/ Serena Williams tërhiqet nga tenisi në moshën


Shtuar 9.08.2022 17:20