VLEN prezanton Jakup Huseinin për Bërvenicën: Synojmë ta bëjmë komunën e 11-të

Koalicioni VLEN do të prezantojë sonte Jakup Huseinin si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Konventa, ku do të publikohet edhe programi për zhvillimin e komunës, do të zhvillohet në orën 20:00 në shkollën fillore në Çellopek.

Të lidhura

None found

Programi i Huseinit përfshin masa në disa sektorë, përfshirë përmirësimin e infrastrukturës, nxitjen e ekonomisë lokale, politikat në shërbim të të rinjve, mbrojtjen e mjedisit dhe forcimin e transparencës në administratën lokale.

VLEN e lidh kandidaturën e Jakup Huseinit me synimin për të zgjeruar numrin e komunave të drejtuara nga kuadrot e koalicionit. “Me përvojën e VLEN-it në pushtetin qendror dhe në drejtimin e 10 komunave, ku janë realizuar projekte të shumta nga kuadrot e VLEN-it, synojmë që Bërvenica të bëhet komuna e 11-të”, thuhet në kumtesë.

Sipas koalicionit, Huseini paraqitet me një vizion të qartë dhe një plan konkret për përparimin e Bërvenicës. Në programin e tij, një rol të rëndësishëm zë bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe atij qendror.

“Konventa e sotme shënon hapin e radhës në rrugën drejt një qeverisjeje të re në Bërvenicë, me bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror”, theksohet në njoftimin e VLEN-it.


Shtuar më 4.10.2026 16:05

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/sekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegelmarsbahismarsbahis girişmarsbahis