Pas disfatës në Finlandë, Maran ndryshon Kombëtaren: liron dy futbollistë nga grumbullimi

Pas kthimit nga Finlanda, Kombëtarja shqiptare i është rikthyer stërvitjeve në Shtëpinë e Futbollit, ndërsa lojtarët kuqezi po vijojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër San Marinos.

Të lidhura

None found

Skuadra u nda në dy grupe: futbollistët që nuk u aktivizuan në Finlandë kryen një seancë me ngarkesë të plotë, ndërsa ata që luajtën si titullarë u morën vetëm me rikuperim dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se ka ndryshime në listën e Kombëtares. Mesfushori Feta Fetai dhe mbrojtësi Samuele Sina do të largohen nga ekipi për t’iu bashkuar Kombëtares U-21 dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për miqësoren me Ukrainën, e cila luhet nesër në orën 15:30 në Hungari.

Ndërkohë, edhe mesfushori Luis Hasa i ka tejkaluar problemet shëndetësore dhe sot iu bashkua grupit, duke qenë gjithashtu gati për ndeshjen e katërt të UEFA Nations League.

Po ashtu, trajneri Rolando Maran ka thirrur portierin Simon Simoni për të zëvendësuar Etrit Berishën e skualifikuar. Simoni iu bashkua sot stërvitjes me kuqezinjtë dhe do të jetë i gatshëm për takimin me San Marinon, që luhet më 6 tetor në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.

Biletat për ndeshjen Shqipëri-San Marino mund të merren online në ebileta.al ose pranë pikës së shitjes fizike në stadiumin “Air Albania”.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetbahsegelkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet