Ish-mbrojtësi i Napolit, Paolo Canavaro ka folur për ish ekipin e tij.
Në një intervistë për mikrofonat e Revistës Napoli ai u shpreh se titulli është më se i mundshëm.
“Spalletti është njeriu i duhur për të mbajtur ekuilibrin të qëndrueshëm.
“Napoli ka fituar 7 ndeshjet e para në ligë, ata duhet të jenë favorit për Scudetto -n, por jo për 7 fitoret nga 7 ndeshjet e luajtura – vazhdon Paolo Cannavaro, marrë nga Corriere dello Sport.
“Napoli, vitet e fundit, gjithmonë ka luftuar për majat dhe është e drejtë të shpresosh për Scudetto-n. Këtë vit nuk shoh një skuadër që është më e fortë se të tjerët, kështu që mund të jetë viti i kujtdo.
Ish-mbrojtësi pastaj analizon skuadrën e Napolit duke filluar nga portierët: “Ospina ka diçka më shumë në lojë me këmbët e tij sesa Meret”.
Ndërkohë, Paolo Cannavaro luajti për Napoli nga viti 2006 deri në 2014. Kujtojmë që Paulo është vëllai i Fabio Cannavaros. /albeu.com/