“Rriten standardet”, Hygerta Sako flet si rrallëherë për jetën private (FOTO LAJM)

Ish-Miss Shqipëria ’95, Hygerta Sako, është një ndër më të komentuarat në mediat rozë. Edhe pse kanë kaluar shumë vite kur ajo ka marrë kurorën, vazhdon të jetë po aq e bukur. Sot, ajo është një moderatore sportive.

Sigurisht, Hygerta ka bërë për vete kushedi sa meshkuj, por a e ka rrëmbyer dikush zemrën e saj? C’po ndodh me jetën private të moderatores?

Në një intervistë për “Live from Tirana”, Sako foli për karrierën, planet e së ardhmes, të bijën e jetën private. A ka një partner në jetën e saj?

Hygerta shprehet se në Shqipëri, femrat në të 35-tat e tyre e kanë të vështirë të gjejnë dikë që i përshtatet, sidomos kur janë vetë të realizuara.

“Në fakt rriten standardet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standardet rriten. Kërkon nga vetja shumë, por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur sepse është mentaliteti që familja është e rëndësishme dhe duhet luftuar për të. Kështu është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjejë një partner të moshës së saj. Më duket mision shumë i vështirë”, – tregoi Hygerta.


Shtuar 6.04.2021 12:04