Rrahën dhe bënë për spital shqiptarin, lirohen 2 tifozët holandezë

Gjykata e Tiranës ka liruar 2 holandezët e arrestuar pas ndeshjes së Conference League me 26 maj.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje.”

Tifozët holandezë ishin lënë në burg deri në mbërritjen e ekspertizës mjeko-ligjore për shtetasin Arben Gorrea, i cili mbeti i plagosur.
Dëmtimet sipas mjeko-ligjorëve caktuan se i dëmtuari nuk është në kufijtë e plagosjes së rëndë.

D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç u arrestuan më 26 maj. Dy të arrestuarit, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, goditën me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin Arben Gorres./ h.ll/albue.com


Shtuar 9.06.2022 13:17