Një 32-vjeçare e lindur në Londër ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të hëne në Jalë të Himarës, pasi gjatë qëndrimit në një hotel të zonës shfaqi probleme të rënda shëndetësore.
Sipas njoftimit të Policisë, më 21.09.2026, rreth orës 18:40, është raportuar se shtetasja me inicialet I. R., 32 vjeçe, lindur në Londër, Mbretëria e Bashkuar, kishte kërkuar ndihmë në recepsionin e hotelit ku ishte akomoduar, pasi nuk ishte ndier mirë.
Të lidhura
None found
Stafi i strukturës hoteliere ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka dërguar 32-vjeçaren në Qendrën Shëndetësore. Pavarësisht asistencës mjekësore, ajo ka humbur jetën.
Dyshimet e para lidhen me një vdekje natyrale. Nga kontrollet paraprake të mjekëve është konstatuar se e reja kishte pasur më herët probleme me frymëmarrjen, si edhe vuante nga diabeti.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet procedurale dhe verifikimet për të përcaktuar me saktësi shkakun e plotë të vdekjes.
